Loading...

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla ka folur për herë të parë pas nisjes së punës së SPAK.

Sipas tij janë qindra dosje pluhurosura që presin drejtësi.  Nga Elbasani ai u shpreh se me sa është në dijeni, janë më shumë se 140 dosje që tani janë marrë nga SPAK e që do të shqyrtohen.

Një ndër dosjet që  ai  veçoi dhe që i kërkoi Prokurorisë Speciale ta shqyrtojë  është ajo e denoncimit që ka kryer Kuvendi për  CEZ. Në këtë dosje tha ai, është i përfshirë ish Kryeministri i kohës Sali Berisha. Ai u shpreh se është në nderin e Gjykatës që ta kthejë mbrapsht këtë dosje pasi tashmë është krijuar njësia speciale e hetimit.

Sa i përket ligjit antishpifje ai deklaroi se në këtë ligj saktësohet qartë roli i autoritetit të medieve në Shqipëri. Balla tha se deri më tani shpifja është luftuar vetëm me shpifje.  Është një ligj që mbron cilësinë e fjalës, që puna e përditshme e gazetarëve të mos baltoset nga ndonjë koleg  pasi ka plot media korrekte, por ka edhe ndonjë media kryesisht përmes internetit që abuzojnë me të vërtetën. Shpifja duhet luftuar. BE vendet anëtare të BE kanë marë një sërë masash për të luftuar dezinformim që vjen nga fjala ruse dezinformacia.

Ligjet janë tërësisht 100% të njehsuara me rekomandimet e OSBE dhe BE. Në të gjitha pritshmëritë tona Presidenti do ta kthejë atë mbrapsht me urdhër të Bashës, por më 20 janar, sapo të mblidhet Kuvendi, do ta rivotojë.

Balla nënvizoi se qasja e djeshme e Presidentit duke u solidarizuar më nje të dënuar me 1 vit burg tregon se opozita po e përjeton me drithërima reformën në drejtësi.

Përfundimi ngritjes së SPAK-ut,  Inspektorit të Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë tregues se mazhoranca kishte të drejtë, përfundoi Balla.

Balla mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Çertifikatës së Mirënjohjes që Këshilli i Qarkut Elbasan i dha Prokurorit Besnik Cani.

Loading...