Loading...

Bashkia Belsh ka nisur asfaltimin e rrugëve të brendshme në fshatin Shkozë. Projekti është mirëpritur nga banorët e këtij fshati.
Ky projekt ishte pjesë e prioriteteve të dala nga takimet me pjesëmarrje të Bashkisë Belsh me banorët nëpër fshatra.
Por shtrimi i rrugëve në këtë fshat ka ngjallur reagime të ndryshme. Banorë të fshatrave të tjerë pyesin bashkinë se kur do të asfaltohen edhe rrugët e tyre.
Ndërkohë bashkia ka bërë me dije se do të vazhdojë projektet për komunitetin duke u bazuar kryesisht në prioritetet që kanë dalë në takimet me banorët.
Kështu ka fshatra që kanë në emergjencë pastrimin e kanaleve ujitëse, ka të tjerë që duan rrugë të asfaltuara, ambulanca, shkolla etj. Dhe bashkia ka premtuar se do të shikojë njësoj të gjithë fshatrat në përbërje të saj.


Loading...