Bashkia Cërrik vazhdon të mbështesë me ndihmë financiare studentët e saj. janë 92 studentë që kanë përfituar ndihmë direkte nga bashkia.
Me këtë rast kryebashkiaku Altin Toska zhvilloi edhe një takim m studentët ku u shpërndanë certifikata vlerësimi e motivimi.

Ja çfar shkruan kryetari i bashkisë në lidhje me këtë takim:

Ditën e sotme vëmendja ishte tek studentët e Bashkisë Cërrik!

Është viti i katërt që ne mbështesim studentët tanë. Sot shpërndamë çertifikata motivimi 92 studentëve, të cilët u trajtuan me ndihmë financiare nga Bashkia Cërrik.

Gjatë takimit u theksua se arsimi është baza e një shoqërie të shëndetshme, sepse një arsim i suksesshëm është komponenti kryesor për gjetjen e mundësive më të mira për rritjen dhe stabilitetin ekonomik, dhe po aq duhet vleresuar si një aksesor strategjik për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme të të gjithë kapitalit njerëzor!