Loading...

Nga Aldo Kozarja

Temperaturat e larta nuk ndalën as sot punën e Bashkisë Cërrik.
Një ditë e veçantë kjo e sotmja pasi në pastrimin e territorit ndihmuan dhe punonjës të administratës e institucioneve të varësisë si Sh.A Ujësjellës.
Mbetje inerte e jo vetëm të mbetura diku aty këtu nëpër rrugë e lagje të ndryshme u pastruan sot.
Në rrugën Gjimnazisti 1962 pasi u bë heqja e mbetjeve inerte të mbetura prej ndërhyrjeve në ndriçimin rrugor u bë dhe larja e rrugës me ndihmën e punonjësve të zjarrfikëses së bashkisë.
Inerte u hoqën në fermë dhe lagjen SMT Cërrik. Bashkia Cërrik do të vazhdojë punën periodikisht për të ruajtur vijimësinë në këtë fushë të rëndësishme të shërbimeve publike për një territor sa më të pastër në të gjithë bashkinë.

Loading...
Loading...