RAJONI 1.Still009 Legjenda e ujit të pijshëm për fat të keq vazhdon ende në zonën e Dumresë. Është verë e nxehtë dhe një pikë ujë ka më shumë vlerë se kurrë. Dhe këtë e ndjejnë veçanërisht banorët e fshatrave të njësisë administrative Fierzë. Për të përballur situatën e krijuar, bashkia po shpërnadan ujë me autobotë.

Kryetari i bashkisë Arif Tafani e cilëson tejet problematike situatën e trashëguar. Sipas tij ka 25 vjet që në Dumre kanë munguar investimet që do të mund ta zgjidhnin përfundimisht këtë gangrenë. Dhe tani gjendja është rënduar aq sa zgjidhja kanë mbetur autobotët

Kryebashkiaku nënvizon se aktualisht po procedohet për kalimin e kompetencave  të plota të pushtetit vendor mbi ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve nga Ujësjellës Fshat në varësi të bashkisë së Belshit. Vetëm në këtë mënyrë  problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 8800 familjeve do të zbutet dhe në një të ardhme do të ketë përmirësime të dukshme në këtë aspekt.

RAJONI 1.Still006

Emergjenca gjithsesi e ka një kosto. Edhe shërbimi i dërgimit të ujit me autobotë kërkon shuma të konsiderueshme financiare që janë të pamundura për tu përballuar nga një bashki e vogël si ajo e Bleshit.

Kryetari Tafani shprehet se në vitet që vijnë nuk mund të vazhdohet në këtë formë dhe situata duhet të marrë fund. Por më parë bashkia duhet që të ketë kompetenca të plota në administrim dhe të sigurojë fonde për rikonstruksionin e gjithë rrjetit. infoelbasani.al

RAJONI 1.Still010

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here