Loading...

 

Bujar Uruçi

Banorët e Dumresë po terrorizohen nga hajdutët. Pak ditë më parë një familjar u kacafyt me një hajdut në lagjen “Hysë”, por nuk ka arritur që ta paralizojë atë. Ai e kapi duke vjedhur në ambientet e shtëpisë gjatë natës dhe është përpjekur që ta lidhë, por hajduti ka shpëtuar.

Janë disa fshatra që kanë rënë pre e tyre. Pothuaj çdo natë “skuadra ë skifterëve” ka në plan që të grabisë një fshat ose disa shtëpi.

Në Gradishtë tashmë nuk flenë më gjumë. Janë vjedhur 15 shtëpi, mobileri dyqane.

Bujar Uruçi tregon se hajduti e ka vjedhur jo pak por tre herë gjatë kësaj periudhe. “Nuk na zë më gjumë. Vjedhin çfarë të gjejnë, raki, vaj ulliri, pajisje, vegla pune. Çtë mundin. Vetëm në fshatin tonë kanë ndodhur 15 vjedhje brenda pak kohësh. Kemi njoftuar policinë, por asgjë nuk është bërë. Askush nuk është kapur. Nuk dimë se çfarë të bëjmë. Po mendojmë të bëjmë vetë roje natën deri sa ti kapim”.

Besim Uruçi

Edhe Besim Uruçi ka çfarë tregon. “Kanë vjedhur mobileri, vegla pune. Ore gjithçka. Na kanë shkaktuar dëm të madh. Kanë vjedhur edhe brenda nëpër banesa. Kemi dëgjuar se po bëjnë namin edhe në fshatra të tjerë. Askush nuk i kap. Po dyshojmë mos kanë lidhje me policinë. Tani kemi marrë një vendim. Do bëjmë roje dhe do e kapim vetë se shteti nuk i kap dot. Por do jetë me pasoja. Ne nuk mbajmë përgjegjësi”.

Dhe kështu hajdutët ruralë nuk bëjnë naze. Marrin çtë gjejnë sepse fundja edhe mallrat, pijet, drithërat mund të konvertohen me para. Për ata duket se në Dumre është koha e qelepirit.

 

Loading...