Loading...

Beqaret do marrin ftesa qe ne orët e para te mëngjesit dhe ka gjasa qe deri ne fund te ditës situata për ta te ndryshoj. Buxheti do jete goxha delikat kështu qe shmangni çdo investim.

DASHI

Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit edhe pse nuk do përjetojnë emocionet te forta. E rëndësishme është qe do kuptoheni me atë qe keni ne krah dhe do merreni vesh për çdo gjë. Beqaret do marrin ftesa qe ne orët e para te mëngjesit dhe ka gjasa qe deri ne fund te ditës situata për ta te ndryshoj. Buxheti do jete goxha delikat kështu qe shmangni çdo investim.

DEMI

Do i jepni prioritet absolut sot jetës tuaj ne çift dhe do lini pas dore çdo gjë tjetër. Marrëdhënia me partnerin do lulëzojë serish. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë, kështu qe do preferojnë te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. Kjo do jete gjeja me e mire. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim.

BINJAKET

Sot here do mendoni te bëni atë qe është me e mira për jetën tuaj ne çift e here do mendoni te veproni ashtu si do e ndieni dhe do bëni me te mirën për veten. Kujdes para se te merrni vendime. Edhe beqaret do gjenden përballë dilemave te vështira dhe nuk do dine si te veprojnë. Ne planin financiar nuk keni për te pasur shume vështirësi, kështu qe do jeni te qete.

GAFORRJA

Sot do jeni te gatshëm çdo gjë qe do ju propozoje partneri ju te dashuruarve dhe marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret gjithashtu do favorizohen mjaft nga yjet dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane pëlqyer gjithmonë. Ne planin financiar Neptuni do jete planeti qe do ju mbështesë ne çdo moment dhe do ju ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur.

LUANI

Jeta juaj ne çift ka për te qene shume here me e bukur se me pare. Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do ketë asnjë te mete dhe ne çdo çast do ndiheni te bekuar nga yjet. Beqaret duhet te tregohen me te duruar dhe nuk duhet te joshin cilindo person qe do ju dale para. Ne planin financiar mos kërkoni me ngulm te pasuroheni shpejt sepse do bëni gabime qe mund t’iu rrënojnë edhe me tepër.

VIRGJERESHA

Sot ka për te qene një dite mjaft e qete për ju te dashuruarit. Do flisni për çdo gjë hapur me partnerin dhe do bashkëpunoni fort me njeri-tjetrin. Te dy do bëni here pas here edhe lëshime. Beqaret nuk do lodhen shume duke kërkuar princin e kaltër pasi ai do vije vete ne mënyrë te papritur. Buxheti do ekuilibrohet dalëngadalë. Tregohuni me te duruar.

PESHORJA

Jeta juaj ne çift ka rrezik te marre një kthese kritike sot. Do keni here pas here debate me partnerin dhe për shume gjera nuk do bini dakord. Beqaret do jene sharmante dhe joshës. Ata do e bëjnë për vete cilindo person qe do ju qëndrojë pranë dhe këtë gjë pa shume përpjekje. Financat nuk do jene te këqija, por kjo nuk do te thotë qe ju te rrezikoni se tepërmi duke shpenzuar me sy mbyllur.

AKREPI

Dite euforike dhe e mbushur me gëzim do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni me se miri me partnerin dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do bëjnë te pamundurën për te filluar sa me shpejt një lidhje me te. Ne planin financiar fati do jete gjate gjithë kohës ne anën tuaj.

SHIGJETARI

Dite shume e turbullt do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shpeshherë do ndiheni keq pranë atij qe dashuroni dhe debatet mund t’iu lëndojnë. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje dhe ka shume gjase te refuzojnë çdo lloj ftese. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura nga yjet dhe nga ana tjetër ju do tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.

BRICJAPI

Nëse doni qe gjerat te ecin mire ne lidhjen tuaj duhet te tregoheni shume me te duruar me partnerin. Ai nuk do jete ne ditën e tij me te favorshme dhe here pas here mund te beje gjera te gabuara. Beqaret nuk duhet te nxitohen sot edhe sikur te marrin ftesa interesante. Vështirësitë qe keni pasur ne planin financiar do zgjidhen sot dhe mund t’i kryeni shpenzimet e domosdoshme.

UJORI

Kjo e sotmja nuk do jete një dite plotësisht e favorshme për jetën tuaj ne çift. Here pas here mund te keni edhe disa debate te vogla me njeri-tjetrin. Ata qe janë vetëm ka mundësi te gjuhen nga Kupidi dhe gjithçka do ju ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar gjithashtu do ketë ndryshime pozitive. Dikush nga familja do ju mbështesë me një shume te majme.

PESHQIT

Jeta juaj ne çift do jete thuajse ideale sot. Yjet do mendojnë gjate gjithë kohës për ju dhe do favorizojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Beqaret do keni një dite plot ngjyra dhe emocione te këndshme. E rëndësishme është qe nuk do e ndiejnë vetminë dhe nuk do jene te mërzitur asnjë çast. Buxhetin duhet ta mbani me tepër nen kujdes sepse po filluan problemet nuk do dini nga t’ia mbani me pas.

Loading...
Loading...