Loading...

Nuk ka qenë nevoja të binte tërmet për të kuptuar se sa shumë e do vendlindjen e tij Bes Kallaku, aktori i humorit aq i dashur nga të gjithë ne.

Dhe është më se e natyrshme që Bes Kallaku do të shfrytëzonte të gjithë popullariteitn e tij për t’i sensibilizuar të gjithë që të kthejnë sytë nga Bubqi.

SOT NE BUBQ, ME NJE PJESE TE HERONJVE, EKIPET E SHPETIMIT, ZJARRFIKESIT, USHTARET DHE PIKERISHT ATA HERONJ QE JANE GJITHMONE TE FSHEHUR, ATA HERONJ QE NUK DALIN NE ASNJE PROFIL VIP-I APO POLITIKANI. KETO NUK KANE NEVOJE AS PER “LIKE” AS PER “COMMENT-E”. KETA JANE SHPETIMTARET E VERTETE, ATA QE NXORREN TE GJALLET NGA RRENOJAT. ATA QE DERDHIN TE PARET LOTET E DESHPERIMIT, SEPSE SYRI I TYRE SHIKON I PARI BABAIN, NENEN, DJALIN, VAJZEN APO BURRIN ME GRUAN TE PERQAFUAR PA JETE NEN RRENOJA. KETA QE HARROHEN MENJEHERE DERI NE FATKEQSINE E RRADHES. EDHE UN EDHE TI, TE GJITHE NE, ASNJERIT NUK NA VRET AS FIJA E NDERGJEGJES NESER PAS KSAJ DHIMBJEJE. POR KETA DO TI VRASI GJATE, SI IU VRANE DUART ASHTU DHE SHPIRTI. KETA QE ME RROGAT E TYRE MEZI MBYLLIN MUAJIN POR KAN 5 DITE QE NUK MBYLLIN SYTE. KETA NUK SHKOJNE AS ME MAKINA KU TE HEQIN XHUPIN SAPO TE FUTEN BRENDA SEPSE NDEZIN KONDICIONERIN, JO, KETA DUAN NJE XHUP SHTESE SEPSE DO JENE JASHT DERI SA TE ZBARDHI DITA TJETER, PA HUMBUR SECONTIN ME SHPRESEN SE ATY NEN GURE DO JET DIKUSH QE AKOMA MERR FRYME. SOT NE DITEN E ÇLIRIMIT, KETA QE PREJ LODHJES MEZI QENDROJNE NE KEMBE, ME FORCE. KUR TE MBAROJE KJO, JU DUHET TE QENDRONI NE KEMBE DHE NE DUHET TE PERULEMI PARA JUSH. RESPEKT PER KREJT EKIPET E SHPETIMIT. ZOTI JU RUJT. 29.11.2019.

Besi ka qëndruar pranë bashkëfshatarëve të tij gjithë këto ditë, aty ku vijon të jetojë edhe gjyshaje tij, ai ka evindentuar dëmet e bëra në shtëpitë e tyre, u ka bërë thirrje të gjithëve të ndihmojnë Bubqin dhe të mos përqendrohen vetëm në Durrës.

Ai ka kërkuar edhe ndihmën e mediave, të cilëve iu kërkon të vijnë të pasqyrojnë situatën atje. “Duhen 30 çadra për 150 familje” – ka bërë thirrje Besi, Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve, ai ka vizituar disa zona të prekura nga tragjedia, në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezait.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here