Loading...

Një person ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ka humbur jetën TH.R, 62 vjeç, banues në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23: 30, në një pallat në ndërtim në zonën e Currilave.

Viktima TH.R, rezulton se ishte roja i atij pallati i cili ishte në ndërtim e sipër.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se lartësia mbi të cilën ka rënë viktima ishte e konsiderushme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht,shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...