Loading...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një shqiptar në Itali mëngjesin e kësaj të shtune.
Mediat italiane raportojnë se një shqiptar i moshës 57 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht, teksa ishte në ambientin e punës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Lerma, në Alessandria të Italisë.
Viktima punonte për një kompani ndërtimi nga Genova, në momentin ku duke rregulluar një rrjetë teli, u rrëzua nga 20 metra lartësi.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim.
Loading...
Loading...