Me qindra qytetarë në qytete të ndryshme të vendit e priten ndërrimin e viteve në sheshe ku edhe ndoqën festivalet e fishekjarreve.

Edhe në qytein bregdetar të Vlorës qytetarë të shumtë kanë qëndruar për disa orë në shesh ku edhe ishte organizuar një koncert festiv me këngëtar të ftuar, ndërsa me në orën 00:00 kanë ndjekur shpërthimin e fishekzjarreve.

Raportohet senë Vlorë është shënuar edhe një incident nga një qytetar të cilit I ka plasur fishekzjarri në dorë.

Mësohet se personi në fjalë është një 60-vjeçar nga fshati Bishan I cili është transportuar në spital ku edhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Nga uniformat blu që kanë mbërritur në vendngjarje, mësohet se qytetari ka këputur tre gishtat e njërës dorë nga fishekzjarret.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një 10-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një kapsolle.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit, ndërsa nuk dihet sesi e ka siguruar 10-vjeçari lëndën plasëse.

I mituri është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore, pasi ka marrë plagë të shumta në duar dhe në fytyrë.

Burime konfidenicale bëjnë me dije se 10-vjeçarin ka humbur gishtat dhe rrezikon njërin sy.