Loading...

Fatkeqësisht boksi ka marrë një tjetër jetë brenda një jave! Pas vdekjes së rusit, Maxim
Fatkeqësisht boksi ka marrë një tjetër jetë brenda një jave! Pas vdekjes së rusit, Maxim Dadashev mësohet se ka ndërruar jetë edhe boksieri argjentinas, 23-vjeçari Hugo Santillan. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Këshilli Botëror i Boksit.

“Kemi marrë lajmin shumë të trishtë për vdekjen e boksierit Hugo Santillán sot në Spitalin San Felipe në San Nicolás, Buenos Aires”, thuhet në deklaratë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Santillan pësoi një mpiksje të gjakut në tru në ndeshjen kundër kampionit uruguajan Eduardo Abreu. Truri i tij ishte i enjtur duke sjellë probleme edhe në organet e tjera të trupit, çka e ka bërë të pamundur rikuperimin edhe pse iu nënshtrua dy herë operacionit.

Siç shihet në videon e tmershme, Santillan ishte në gjendje të rëndë fizike teksa arbitri i ndeshjes po jepte verdiktin final, ndeshje kjo e mbyllur në barazim. I gjakosur dhe mezi i mbanin këmbët, Santillan u shemb më pas në tapet.

https://www.youtube.com/watch?v=g7NdsdUgyZE

Loading...
Loading...