Autoritetet në Indonezi janë vënë në kërkim të më shumë se 250 të burgosurve, të cilët ia kanë dalë të arratisen nga një burg në provincën e Papua.

Arratisja nga burgu ka ndodhur të hënën, pas disa trazirave që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Protestuesit bllokuan rrugët, dogjën ndërtesa duke përfshirë edhe burgun, shkruajnë mediat në gjuhë të huaj.

Trazirat u shkaktuan nga ndalimi i studentëve Papuan në qytetin Surabaya për akuzën e mosrespektimit të flamurit indonezian. Ministri i Drejtësisë Marlien Lande tha se burgu, në Sorong, u përfshi nga flakët, ndërsa u hodhën gurë te të burgosurit.