Loading...

Një tifoz i futbollit, Deyvi Andrade, i cili u bë viral në rrjetet sociale pasi u kap nga kamerat televizive duke puthur një vajzë që nuk ishte gruaja e tij, ka dhënë një shpjegim paksa qesharak për atë që ndodhi.

Ai është përpjekur të bëjë rolin e viktimës, duke thënë se ka shumë gra që tradhtojnë partnerët e tyre, por që askush nuk është tallur me to.

“Nëse do të ishte një grua në vendin tim, çfarë do të bënit? Shumë video janë përhapur ku vajzat shihen duke u treguar të pabesa, por askush s’është tallur me to ashtu siç po tallen me mua”, ka thënë Andrade.

“Unë do ta mbroj nderin dhe krenarinë time burrërore deri në fund. Ne të gjithë dështojmë dhe të gjithë pendohemi. Faleminderit juve që më keni ftuar në Kishë dhe nëse shkoj, do ta bëj këtë për ta shëruar familjen time”.

“Askush nuk do ta dëmtojë imazhin tim. Zoti është i madh dhe i fuqishëm dhe këto gratë që po më kritikojnë mua… edhe unë e di se kam tradhtuar, por ato vazhdojnë të komentojnë”.

Postimi i tij vazhdo me kërkesën për falje ndaj partneres së tij.

“Unë dua të kthehem t’i jetoj ato momente përkrah teje. Më vjen shumë keq dhe kjo është arsyeja pse kam dalur publikisht t’i komentoj këto gjepura, në mënyrë që të të kërkoj falje. Jam shumë i hutuar, por dua të kthehem te ti”.

Loading...