Një nga takimet e rëndësishme të Kryeministrit Edi Rama në Cëqrrik dhe Dumre ishte edhe inspektimi i aksit rrugor Grekan-Shelgu-Gjyrale. Aty kryeministri bashkëbisedoi me banorë të zonës duke u interesuar se me çfarë e mbillnin tokën dhe sa e domosdoshme ishte kjo rrugë.
Ai mori edhe mendimet e tyre se si mund të zhvillohej kjo zonë, dhe të rritej më tej mirëqenia.
Veç daljes më shpejt të produkteve bujqësore e blektorale në treg, Rama u konsultua me kryebashkiakët e Cërrikut dhe Belshit si dhe deputetin Taulant Balla që të shihet mundësia e zhvillimit të turizmit familjar.

“1000 veta që vijnë në Belsh që mund të vijnë në fundjavë nga Tirana dhe qytete të tjera, plus edhe turistët e huaj që vijnë nga jasht, kjo sjell punë dhe të ardhura- tha Kryeministri.

Por ndërsa fliste një qen po lihte dhe Rama u shpreh: Ja edhe analisti! Po pusho mor vlla!
Tani që ka përfunduar projekti i liqenit, tani janë krijuar kushtet që të ndërtojnë aty agroturizëm, nënvizoi ai më tej.
Kryebashkiaku Tafani u shpreh se ky investim ka rritur ndjeshëm vlkerën e tokës.
Rama-Ata që kanë lënë fshatin duhet të mendojnë tani se ti mund të fitosh më shumë se sa në emigracion. Dhe tendenca e kthimit e atyre që janë në fshat është tregues pozitiv. Duhen rrit aftësitë akomoduese sepse kjo varet edhe nga kërkesa dhe oferta.

Ja çfarë shkruan Rama:
Elbasan – Një tjetër aks i ri, Grekan-Shelgu-Gjyrale, pjesë e unazës së Dumresë, që lidh Belshin me Cërrikun në shërbim të zhvillimit bujqësore e rural në një zonë që nga një gropë e zezë po kthehet në një hapësirë turistike dhe agroturistike.

Vijojnë edhe punimet për ujësjellësin e ri të Belshit me anë të së cilit furnizimi me ujë të pijshëm nga vetëm 3 orë në 24 prej 50 vjetësh, tashmë do mbulojë Belshin me 24 orë, përmes një rrjeti modern dhe të standardeve më të larta të infrastrukturës.

Ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla shkruan:
FacebookNeës: Inspektuam punimet për rikonstruksionin e rrugës Grekan-Shelgu-Gjyralë. Kjo rrugë u vjen në ndihmë banorëve të dy bashkive Cerrik e Belsh dhe ishte e domosdoshme për të bërë të mundur edhe daljen në treg të prodhimeve bujqësore, në këtë zonë e cila është shumë e lidhur me bujqësinë. Gjatë këtij viti po investohet gjithashtu në ujësjellësin e Cerrikut dhe Belshit si dhe në përmirësimin e sistemit të energjisë elektrike.