Loading...

Të dhëna të reja kanë dalë në lidhje për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Sipas disa të dhënave në Venedik, 8 krahë rroba ishin të mjaftueshme për të veshur një trup me shtat mesatar.

Por, për Skënderbeun nuk mjaftonin 8 krahë rroba e sipas studiuesve do të thotë se ai mund të ketë qenë më i gjatë se 1.75 metra.

Kujtojmë këtu se heroi ynë kombëtar ka jetuar në shekullin XV dhe falë një një dokumenti prej 26 fletësh që ruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, historianët kanë arritur të përllogarisin përafërsisht gjatësinë e trupit të tij.

Për të gjetur se sa i gjatë ka qenë Skënderbeu ka punuar edhe albonologu dhe prifti italian, At Giussepe Valentini.

Në një artikull të tijin botuar në revistën në revistën “Shejzat” në vitin 1971, ai citon një dokument të datës 8 korrik 1457, që Gjergj Kastrioti ia kishte shkruar Senatit të Venedikut.

Në këtë letër shkruhej:

Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë rroba për dy palë veshje. Mirëpo zotërinj, llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq jepmëni.”
Pra nëse Skënderbeu ka kërkuar më shumë krah rroba se sa tetë, atëherë me 9 krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 m. Çka nënkupton se Skënderbeu ka qenë goxha shtatlartë.

Loading...
Loading...