Vijojnë denoncimet për rastin e Mihal Kokëdhimës, pronarit të restorant “Panorama” në Porto Palermo, i cili disa ditë më parë dhunoi turistët spanjollë.

Një tjetër qytetar ka shkruar mëngjesin e sotshëm në redaksinë e JOQ.al, ku ka treguar eksperiencën e tij tejet të hidhur me këtë person. Ai tregon se bashkë me të dashurën, një ditë kishin vendosur të shkonin në këtë restorant.

Pasi kishin rënë dakord për ushqimin që do të konsumonin, i cili ishte peshk i freskët, i butë, jo i egër, e pasi kishin marrë edhe një sallatë e dy patate, në fund u ka ardhur një faturë e kripur që i bëri për ujë të ftohtë.

Djali nga Saranda shprehet se e denoncoi rastin, pasi e dashura e tij ishte punonjëse tatimesh, por zëri i saj ra në vesh të shurdhët pasi asnjë nuk reagoi.

Fatura e tyre për 3 produkte të thjeshta ishte plotë 9700 lekë, pra, 97 mijë lekë të vjetra.

Pas debateve të mëdha me pronarin, Mihalin, sarandioti kishte arritur të ulte çmimin e drekës së tyre, por nuk e harroi kurrë këtë episod të trishtë.

Risultati immagini per mihal kokedhima

Ai tregon për JOQ:

Prsh Joq jam nie djal nga Saranda. Para 3 vitesh jam ul dhe une me te dashuren te lokali i Mihal Kokdhimes pronari i lokalit te peshkut te bute. Ka ardh vet personalisht per te marr porosin, ishim dhe e kemi pyet a ka mish tha se jo, po peshk te eger perseri jo, tha se kishte vetem peshk te bute qe rritej ne vaskat e tij e kapej ne moment dhe se behet shum i mire! Kemi porosit peshk te bute, ka nisur varken ta kapte te vaskat qe ishin pak me larg nga bregu e ka sjell te gjall dhe e qeroi ne breg te detit. E mori ishte peshk llevrek i bute rreth 1 kilogram por qe nuk e peshoi kurre, e morri e gatoi peshkun (me shum vones) nje patate nje sallat dhe dy bidona uje fatura 9700 lek. Kur erdhi fatura e shkruar me dore identike si ato qe keni postuar ju (bravo ju qofte jeni shum te sakte) shkruante Peshk 1,5 kg x6000lek kg= 9000lek plus sallatat patatet uji 700 total 9700. E kam thirr ne tavolin i kam thene se peshku ska qene 1,5 dhe se spo vi nga mali po vi nga Saranda dhe sishte as 1 kg. Por me kokfortesin me te madhe nuk pranonte ta ulte peshen pastaj i thash per cmimin se llevreku i bute ne treg nuk shkon me shum se 10 mijlek kg si mund ta shishte me 600% fitim??? Perseri ska pranuar ta ul dhe e vetmja zgjidhje me ne fund i kam kerkuar menun dhe kur e kam hap peshk llevrek ka qene 3000 lek kg ne menu!!! Ka ul cmimin me turrit e varura ne shesh dhe kemi paguar 4500 lek per peshkun qe sishte as 1 kg plus sallat etj 700, 5200 total nga 9700. Dua te theksoj se e dashura ka qene punonjse tatimesh ka denoncuar rastin e fatures po as nje mase nuk u morr ndaj tij!
Bente cmos te blinte Q7 te bardh(eshe per kte jeni te sakte) ai me 5 kliente ti shkonin ne dite me 97 milek nxirte 400 euro fitim te pastert pa paguar asnje tatim”.