Ylli Manjani ka derdhur një serë akuzash ndaj Kryeministrit Rama dhe ministrave të tij duke filluar që nga vjedhjet me tenderët e deri tek bashkëpunim me krimin.

Sipas tij, ndërkohë që flitej publikisht për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, ministra të Ramës flinin me dashnoret e tyre tek hoteli “Santa Quaranta”.

I pyetur se kush dëshmon për këtë, Manjani tha se ai ishte informuar për këtë nga shërbimet sekrete mike, ndërsa më pas tha se ishin grekët ata që kishin bërë regjistrime të tilla.

Manjani theksoi disa herë mirënjohjen dhe besnikërinë ndaj Ilir Metës duke thënë ndërkohë se nuk ka ndonjë plan tjetër politik veç se brenda LSI-së.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here