Loading...

Një pasagjere, me tendenca vetëvrasjeje, është përpjekur të hapë derën e një avioni ndërkohë që ky i fundit po bëhej gati për ulje.

Incidenti ka ndodhur në fluturimin që u nis nga aeroporti i Karolinës së Veriut, Raleigh-Durham dhe është regjistruar live nga kontrolli i trafikut.

Sipas NBC New York piloti kishte thënë:

Një pasagjere e shqetësuar mendërisht sapo u mundua të hapte derën e përparme. Çdo gjë është në rregull tani.”
Piloti kishte lajmëruar më herët së kërkonte që të shpallte gjendjen e emergjencës pasi një nga dyert e avionit ishte hapur.

Pasagjerja përshkruhet si një vajzë 20-vjeçare e cila kishte thënë se donte të kryente vetëvrasje. Pasagjerët e tjerë arritën që ta ndalonin përpara se të realizonte atë që kishte si qëllim.

Burimi: New York Post|joq.al

Loading...
Loading...