Loading...

Një rast i paprecedentë është regjistruar në Tiranë në rrugën “Arben Minga”.

Një familje nuk mund të futet dot në shtëpi, pasi shkallët janë prishur me vendim gjykate, pasi pronës i ka dalë pronari.

Familjarët detyrohen që të futen në shtëpi nëpërmjet një shkalle druri. Familjarja shprehet se prishja ndodhi në 19 janar të 2018-ës, në momentin që ndodheshin për azil në Francë.

Ata janë lajmëruar nga fqinjët , të cilët i kanë dërguar një video.

Familjarja shprehet për Faxnews:

Jemi njoftuar nga komshinjtë për prishjen e shkallëve. Kur shkum në gjykatë morëm vesh që kishte dalë pronari. Si mund të dalë shtëpia e pabanueshme me vendim gjykate? Si mund të lihet një familje jashtë? Nusja çunit me dy kalamojt ska ku me hyp. Fëmijëve të vegjël u rrezikohet jeta.
Më tej ajo ka treguar edhe përballjen në gjykatë. Gruaja shton se pronarit iu kthye toka nga Agjencia e Kthimit të Pronave dhe çdo gjë është bërë me korrupsion.

Ndër të tjera ajo rrëfen se muri është shembur disa herë. Përsa i përket komunikimit në gjykatë, gruaja thotë se gjykatësja i ka thënë dil ti andej, kur ndërkohë nuk kanë ku të dalin, pasi shkallët janë prishur.

Loading...
Loading...