Loading...

Nga Shkëlzen Henkoja

Mësohen emrat e kandidatëve për kryetar të Partisë Socialiste të Gramshit.
Në përfundim të procesit në bazë, Asambleja e Partisë Socialiste për Gramshin propozoi tre emra që ishin Albert Ceci me profesion mësues, anëtar i PS-së që në vitet ’90, Besjana Braçja, ekonomiste dhe Enis Zani inxhinier.
Pasi u dërguan emrat në qendër, Kryesia e Partisë Socialiste eliminoi si kandidaturë z. Albert Ceci dhe ka lënë në garë dy emrat e tjerë.
Karriera politike e dy kandidatëve të mbetur në garë:
Besmira Bracja ka përfunduar studimet e larta në degën Financë në Universitetin e Elbasanit. Në vitet 2013-2017 përfundon studimet Master në kontabilitet në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 2018 emërohet Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Punësimit. Në gusht të 2019 emërohet Nënkryetare e Bashkisë Gramsh . Në një periudhë të shkurtër ka mbajtur disa poste si Kryetare e Aleancës së Grave dhe këshilltare pranë Bashkisë, Sekretare e Koordinimit Dixhital në PS, Sekretare e Burimeve Njerëzore në PS, këshilltare e bashkisë etj.
Enis Zani ka përfunduar studimet e larta në UPT në degën inxhinieri mekanike e më pas masterin në të njëjtën degë. Ka punuar si përgjegjës dhe detyra të tjera në repartin e linjave të demilitarizimit të municioneve luftarake në Uzinën Mekanike, Drejtor i DRSHTRR Elbasan etj.
Në vitin 2015 angazhohet në zgjedhjet lokale të PS dhe bëhet Kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist, koordinator i grupit të punës për menaxhimin e fushatës së PS-së dega Gramsh.
Dy të rinjtë gëzojnë mbështetje në struktura dhe gara për kreun duket e fortë.
Zgjedhjet do të përfundojnë në janar 2020.

Loading...