E gjithë bota është mbërthyer nga frika e përhapjes së virusit vdekjeprurës kinez, koronavirus.

Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën mbi 2628 personave në të gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 79,218.

Pas raportimit për 7 viktima dhe mbi 230 të prekur në Itali, edhe Shqipëria është mbërthyer nga frika prej koronavirusit.

Bëhet me dije se në Shqipëri janë kryer testet për 8 persona të dyshuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se testet për 8 rastet kanë rezultat negative, gjatë mbledhjes së Task-Forcës për koronavirusin.

Ekspertët kanë paralajmëruar se rreziku i mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri është rritur ndjeshëm.

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Bibero tha sot në “News 24″ se mundësitë që të kemi të infektuar me koronavirus në vend janë të mëdha.

Ai tha:

Mundësitë janë të mëdhaja që ta kemi një rast. Janë marrë të gjitha masat, që një rast, që vjen si i dyshuar, pra ka shenjat e gripit dhe kthehet nga një zonë ku koronavirusi është i lartë, përballet me personel të veshur tërësisht, futet në dhomën e veçantë, që është e izoluar, me aspirator.”
Qytetarë të shumtë janë ankuar për mungesën e kontrolleve të detajuara, si dhe maskave të posaçme mbrojtëse nga virusi, në Aeroportin e Rinasit dhe në portet e vendit.