Loading...

Dy ditë pasi është martuar me Olsi Hajdarin, 19 vjeçarja ka hapur faqen në “Facebook” duke hedhur foto me bashkëshortin dhe pikërisht aty pret edhe urimet nga shoqëria e saj. Martesa e Rezartës me Olsin zgjati pesë ditë.
Në shtëpinë e Olsi Hajdarit dhe nuses së re vetëm 19 vjeçe, gjen mjaft detaje trishtuese. Krevati, paja, dollapi, pasqyra, teshat, sandalet, make up-i etj.
Mes tyre gjen edhe një letër të ndjerë dashurie.
Ja se çfarë shkruhet mes të tjerash në këtë letër:
Dashuria për mua është shumë e shtrenjtë. Dashuri është kur ndan të mirën dhe të keqen me personin e zemrës. Dashuri nuk quhet ti thuash “Të dua” me fjalët fallco. Dashuri është kur ti do vetëm një dhe nuk shikon tjetër. Kur nuk tradhëton personin e zemrës kurrë…

Loading...