Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -7°C mëngjesi në zonat malore deri në 11 °C mesdita në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do fryjë e fortë, ku në det shpejtësia i kalon 80 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 7 ballë.

Ardhja e masave ajrore me origjinë polare do të diktojë në vendin tonë mot të ftohtë me vranësira të shpeshta dhe reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Mesdita sjellë përmirësim të përkohshëm të motit për të ri-kthyer sërish reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes dhe natës në zonat malore.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -7°C mëngjesi në zonat malore deri në 11 °C mesdita në zonat e ulëta dhe bregdet.

Era do fryjë e fortë, ku në det shpejtësia i kalon 80 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 7 ballë.

Rajoni dhe Europa:

Europa Qëndrore dhe ajo Veriore paraqiten në kushtet e motit të kthjellët, por vijon me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta Pellgu i Mesdheut dhe Europa Lindore. Herë pas here do kemi stuhi të forta ere në këto rajone.