Koronavirusi i ri, COVID-19 deri tani ka vrarë në të gjithë botën 34,000 njerëz.

Sipas statistikave zyrtare, në Kinë, vendi ku lindi ky virus kanë vdekur 3,304 njerëz dhe janë infektuar 81,470 shtetas.

Vendi më i dëmtuar nga COVID-19 është Italia, ku sipas të dhënave zyrtare nga WorldMeter ka vrarë plot 10,779 njerëz deri ditën e sotme.

Por vendasit në Wuhan, ku dyshohet se ka lindur COVID-19 pretendojnë se ky virus ka vrarë 42,000 njerëz vetëm në qytet, pa llogaritur viktimat nga qytetet e tjera të Kinës, pra 10 fish më shumë sesa është raportuar nga qeveria kineze.

Kjo pasi sipas banorëve në Wuhan, në ditë janë shpërndarë 500 urna, qypa për hirin e viktimave nga COVID-19, në shtatë shtëpi varrimi që i shërbejnë këtij qyteti.

Sipas llogaritjeve, do të thotë që hiri i 3.500 personave është shpërndarë në çdo 24 orë në këtë qytet.

Ndërsa në një periudhë 12 ditorë i bie të jenë shpërndarë 42,000 urna për trupat e 42, 000 njerëzve, viktima të COVID-19.

Vendasit thonë se ndoshta qeveria kineze e ka bërë veprim, duke mos treguar shifrat e vërteta në mënyrë që të mos shkaktojë panik tek njerëzit por shprehen të bindur se shifra e vërtetë është dhjetëfish e asaj që është deklaruar.

Nuk është hera e parë që qeveria kineze akuzohet për fshehje të informacionit pasi sipas ekspertëve, nëse media në vend do të ishte e lirë, COVID-19 do të izolohej vetëm në Kinë dhe nuk do të kishim një pandemi globale.