prokuroria elbasan

Të inkriminuar nuk janë thjeshtë vetëm deputetë, politikanë apo dhe ofiqarë në majat e shtetit. Po aq dhe ndoshta edhe më keq fenomeni shtrihet edhe në gjithë zinxhirin e administratës shtetërore.

Madje në nivel vendor nuk kanë munguar edhe rastet e denoncimit të drejtorëve, kryetarëve të bashkive dhe komunave, shefave të administratës, drejtues institucionesh etj. Pra më shuam punë në këtë drejtim është bërë poshtë se sa lart. Sepse “peshqit e mëdhenj” gjithnjë kanë qenë të veshur me një aeurolë imuniteti.

Deri më tani procesi i dekriminalizimit është konceptuar si një procedurë që do të ndiqet për rangje të larta. Por në fakt ideja është më e gjërë se kaq. Ai do të përfshijë gjithë nivelet. Për këtë qëllim janë duke u krijuar edhe strukturat përkatëse. Lajmi më i fundit ishte se Byroja e Hetimit do të ketë atribute si ato të FBI-së. Dhe ky është një lajm i mirë.

Po në Prokurorinë e Elbasanit cilat çështje janë duke u ndjekur?

Burime ga ky institucion bënë me dije për infoelbasani.al se kanë në shqyrtim disa dosje drejtuesish lokalë por pa bërë me dije emrat e tyre. Të njëjtat burime u shprehën se peshën më të madhe të dosjeve e zënë denoncimet që u bënë për pushtetarët e qeverisë Berisha fill pas ndërrimit të pushtetit.  Ndërsa sa i përket pushtetarëve të rinj burimi u shpreh tepër i rezervuar.

“Për këto raste do të merret njësia përkatëse e Byrosë së Hetimit”, u shpreh një burim i Prokurorisë së Rrethit për infoelbasani.al. I njëjti burim shtoi se ekzistojnë prova të shumta që implikojnë pushtetarë lokalë në abuzime dhe korrupsion dhe se në të ardhmen e afërt mund të nisin edhe çështje kryesisht. Kështu duket se ka shpresa se makutëria do të marrë fund edhe në nivel vendor. Infoelbasani

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here