Kristiano Ronaldo është izoluar në karantinë në vendlindjen e tij pasi mësoi se shoku i tij i skuadrës, Daniele Rugani rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Së fundmi, portugezi ka bërë testin dhe ka rezultuar negativ. Pra Kristiano Ronaldo nuk është infektuar me koronavirus.

Gjithsesi, ylli i Juventusit do të mbetet në shtëpi teksa frika nga infeksioni është ende aty.

Kujtojmë që klubi i Juventusit ka konfirmuar se ka çuar në izolim 121 pjesëtarë të skuadrës, përfshirë lojtarë, trajnerë e anëtarë të tjerë të tyre.