Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në burgun 313 ku u vetëvar me çarçaf Bilbil Hasani, 43 vjeç.

Dyshohet se viktima është vetëvarur me çarçaf në banjon e qelisë ku po qëndronte prej muajsh. Trupi i pajetë është evidentuar nga gardianët rojë, disa orë pasi 43 vjeçari ishte vetëvarur.

Ai ishte baba i katër fëmijëve, me origjinë nga Kukësi, me banim në Kamëz dhe është arrestuar në vitin 2019 sepse ka vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Për këtë ka reaguar edhe avokati i njohur Saimir Vishaj i cili e cilësoi të gjithën ‘një tmerr’.

“Tmerr, nuk mund të mbahet njeriu në burg për 12 mijë lekë të vjetra. Ishte baba i katër fëmijëve. Kishte katër muaj që rrinte në arrest me burg dhe priste për 1 vendim gjyqësor”, tha Vishaj duke shprehur dëshpërmin dhe keqardhjen e tij për babin e katër fëmijëve që vendosi t’i jepte fund jetës në mënyrë tragjike.