Loading...

 

Grabitet banesa e gjinekologut në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 në këtë qytet.
Persona ende të paidentifikuar nga policia, gjatë natës së kaluar, nën kërcënimin e thikës, kanë detyruar gjinekologun Kujtim Albrahimi që të tregojë lekët. Në atë çast ai ndodhej me bashkëshorten e tij në banesë dhe megjithëse kanë bërë rezistencë, ata janë dhunuar nga grabitësit që kanë marrë paratë dhe bizhuteritë.
Më pas ata janë larguar ndërkohë që çifti ka njoftuar policinë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor që po  punojnë për zbardhjen e rrethanave të grabitjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sipas të dhënave hajdutët kanë përvetësuar rreth 12 milion lekë të vjetra lekë dhe bizhuteri.

Loading...
Loading...