Loading...

Në një hotel në Japoni një natë kushton vetëm 1 dollarë, por çdo gjë që ndodh brenda dhomës do të transmetohet në Youtube.

Tetsuya Inoue 27-vjeçari nga Japonia mori drejtimin e “Ashai Ryokan”, një hotel në qytetin japonez të Fukuoka. Hoteli më parë ishte në pronësi të gjyshes së tij dhe kur ai u vendos në krye të menaxhimit të saj, u mendua që të gjente një mënyrë që ta përmirësonte biznesin e tij në ekonominë e re të tregut.

Nëse turistët që vizitojnë Fukuokan duan të qëndrojnë në këtë hotel do mund të paguajnë vetëm 130 jen (1.19 dollarë) për një natë. Kjo shifër duket qesharake dhe që të gjithë mund ta frekuentonin këtë hotel. Por për ta përfituar këtë ofertë duhet të plotësojnë një kusht. Duhet të pranojnë që e gjithë koha e tyre që do të kalojnë në dhomën e hotelit të regjistrohet dhe do të transmetohet me livestream, në kanalin e hotelit në Youtube.

Çdo gjë që ndodh në dhomë regjistrohet pasi ka kamera kudo, lakuriqësia nuk lejohet dhe për tu ndërruar personat që do të frekuentojnë hotelin do të ndërrohen në banja të ndara. Por e gjithë kjo situatë mund të zbutet pak me faktin që dhoma nuk ka audio dhe fikja e dritave është natyrisht e lejuar.

Loading...