Një grua në Emiratet e Bashkuara Arabe po kërkon të ndahet nga bashkëshorti për një arsye që nuk pritej.

Ajo ankohet për ‘dashuri ekstreme’ nga ana e burrit.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, tha gjatë gjyqit se ajo dëshiron të divorcohet nga bashkëshorti pas një viti martese për shkak të adhurimit, sipas saj, të tepërt që ai ka ndaj saj.

Ajo u shpreh:

U mbyta nga dashuria dhe afeksioni ekstrem. Ai madje më ndihmon që të pastroj shtëpinë.”
Gruaja u shpreh se mirësia e tij ia ktheu jetën në “ferr” dhe se u bë shkak për konflikte.

Ajo vazhdon më tej:

Doja ndonjë ditë me mosmarrëveshje, por kjo është e pamundur me burrin tim romantik, i cili më falte gjithmonë dhe më bënte dhurata. Unë kam nevojë për një diskutim të vërtetë, madje edhe një argument, jo këtë jetë pa probleme dhe bindje.”
Çështja, sidoqoftë, thuhet të jetë shtyrë pasi burri arriti ta bindte gjyqtarin se “nuk është e drejtë të gjykosh një martesë nga viti i parë, dhe të gjithë mësojnë nga gabimet e tyre.”

Burimi:NYP|JOQ Albania