Loading...

Klodian Tanushi është komandanti shqiptar i cili ndërroi jetë pas Zarife Hasanajt në një mision në Letoni si pasojë e shpërthimit të një mine.

Sot është shpallur Ditë Zie Kombëtare dhe homazhet për të ndjerin po mbahen në Muzeun Historik Kombëtar.

Të pranishëm në ceremoni janë edhe fëmijët e mitur të të ndjerit, 14, 11 dhe 1 vjeç të cilët i përlotën të gjithë me gjestet e tyre.

Djali i madh i Tanushit ka puthur arkivolin, ndërsa vajza e tij vetëm 1 vjeçe është e pranishme në ceremoni.

Sakaq, pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.


Loading...
Loading...