Loading...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Raportohet se një i ri ka vrarë dy prindërit e tij dhe më pas ka qëlluar veten.

‘Bild’ shkruan se qeni i kësaj familjeje nuk ka lëvizur nga shtëpia dhe se policia e ka gjetur pranë dy prindërve, që u vranë nga djali i tyre.

E ditur bëhet se djali që ka qëlluar mbi prindërit e tij ishte 21 vjeç, kurse prindërit e tij ishin te të 60-ta.

Policia gjermane nuk ka dhënë informacion se përse ka ndodhur kjo tragjedi. E ditur bëhet se shtëpia ku jetonte 21-vjeçari me prindërit e tij ishte larg shtëpive të tjera.

Identiti i 21-vjeçari është Vincent von P., por emrat e prindërve të tij nuk janë bërë të ditur. Kurse atë që ka bërë qeni shumë persona e kanë kosideruar si preksës. Ky krim i rëndë ka tronditur mbarë Gjermaninë.

Loading...