Loading...

Një situatë komike u krijua sot teksa kryeministri Rama inspektonte dëmet e tërmetit dhe vizitonte banorët e strehuar në çadra në Fushë Mamurras. Në një moment, kreut të qeverisë i bëri përshtypje një një çadër e vogël që ishte e ndarë përgjysem me dyshekë dhe sende të tjera. Një burrë i shpjegoi se nga njëra anë flinte ai me gruan dhe nga ana tjetër, djali, rreth të 20-ave.

“Keni vonë mur për t’nda njoni-tjetrin?”, pyeti Rama.

“Lun notën ky…”, ja ktheu burri duke drejtuar dorën nga djali i vet.

“O Zot, tërmet jashtë – tërmet mrena. S’rri dot pa lujt notën ky e? Dil në fushë”, tha Rama, batutë që u pasua nga të qeshurat e të pranishmëve.

Loading...