Voltana Ademi nuk i ka dhënë leje kryeministrit Rama ditën e sotme për të zhvilluar miting në qendër të Shkodrës, megjithatë PS është përgatitur për të mbledhur të gjithë simpatizantët në orën 19:00.

Nga Parlamenti Rama është shprehur se ndoshta plani është për një tjetër 2 prill në Shkodër. Por çfarë ndodhi në atë që quhet masakra e Shkodrës?

Para 25 vitesh u shënua një nga revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

Duket se në fjalën e tij, Rama tentoi të thoshte se një përplasje e sotme në Shkodër, do të sillte në të njëjtin bilancë tragjik.