Loading...

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Dorëheqja e tij ka ardhur në fund të mbledhjes se qeverisë. Arsye e këtij vendimi ka thënë se ka marrë thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Gjykatën Speciale si i dyshuar.

Në një deklaratë për shtyp, Haradinaj thotë se nuk mund të shkonte në Haga duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës. Në fjalën e tij Haradinaj ka qenë shumë i emocionuar dhe këtë e ka pranuar edhe vetë duke thënë se nuk ka qenë një vendim i lehtë por ka qenë i duhuri. Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë realiteti që ai ka zgjedhur por sipas tij Kosova nuk meriton që kryeministri i saj të paraqitet në Hagë dhe të hetohet.

Në fund të fjalimit të tij për mediat Haradinaj ka deklaruar se askush nuk mund të poshtërojë Kosovën pavarësisht çdo përpjekje.

“Sapo informova qeverinë tashmë po informojë edhe institucionet e tjera si dhe partnerët. Kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti. Arsyeja është se jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga dhomat e gjykatë së Specializuar. Javën e tjetër do të paraqitem në Gjykatë. Nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë atje por si Ramush Haradinaj. Për të ruajtur nderin e kryetarit të Shtetit kam vendosur se kjo është e drejtë.” ka thënë Haradinaj.

Më pas Haradinaj ka thënë se tashmë përgjegjësia i kalon Presidentit i cili duhet të japë një datë të re zgjedhjesh sipas Kushtetutës. Ai ka njoftuar se do të rikandidojë në këto zgjedhje dhe është populli ai që do të vendosi nëse do ta rikonfirmojë përsëri si Kryeministër.

“Kosova është multientnik dhe e paprekshme në kufi e vlera të veta. Në peshën ligjore do ta respektoj në të gjitha pikat. Do ta mbroj pastërtinë time nderin tim si një luftëtar i ndershëm i vendit tim. Pjesa politike është gabim për të bërë marrëveshje për njohjen e saj. Me këtë dorëheqje qeveria i kryen detyrat deri në formimin e ri Për datën e zgjedhjeve.. Përgjegjësia kalon tek Presidenti për të bërë zgjedhjet. I afrohem prapë popullit për të marrë besimin se nuk jam i akuzuar. Garoj në zgjedhje, por nuk kam mundur ta çoj Kosovën në Hagë në këtë post. Nuk është një vendim i lehtë, normalisht që kam emocione. Unë nuk e kam zgjedh këtë realitet. nuk do ja bëja Kosovës këtë me shku në detyrë atje. Kosova me u bë gati për zgjedhje. Jemi sovran dhe nuk është një treg për vlera të tjera. Nuk është i poshtrueshëm nuk do poshtërohet Kosova kurrë.” ka thënë ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Austri u ndalua për disa minuta edh vëllai i Haradinajt, Daut Haradinaj por më pas është lënë i lirë.

Loading...
Loading...