Loading...

 

Nuk dimë nëse janë të vërteta këto foto. Por një fermer nga Dumreja pretendon se në arën e tij të mbjellë me misër po ndodh një fenomen i çuditshëm. Kallinjtë e misrit po shpërthejnë në kokoshka. Në fakt kjo gjë e pazakontë e ka një shpjegim. Temperaturat e larta të këtyre po “plas gurin” siç thotë edhe populli.

Fermeri shkruan se “është habitur kur ka parë, jo në një, por në disa kallinj në arë kishin plasur kokoshka sikur ishin pjekur në tigan ose në zjarr”.

Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit. Dumreja është një nga zonat më të nxehta në shkallë vendi ndaj edhe “shakaja” e fermerit nëse është e tillë, tenton të tregojë se temperaturat  kanë qenë të padurushme.

 

Loading...
Loading...