Loading...

Nuk kanë kaluar ende 24 orë nga momenti kur është bërë shapllja në kërkim e 31 vjeçarit Donald Molla, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e sotshëm në brigjet e Durrësit, kur një tjetër person ka humbur jetën, po në plazhin e këtij qyteti.

Mëngjesin e kësaj të hëne një pushues, turist i moshës 61 vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.

Raportohet se 60-vjeçari është nxjerrë i pajetë nga uji pak minuta më parë. Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut, ndërsa nuk dihet ende identiteti.

Loading...
Loading...