Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në Greqi. Shqiptari u transferua nga Liguria për në spitalin Nafplio.

Sipas mediave greke, shqiptari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital teksa po transferohej me ambulancë.

Të afërmit e tij fillimisht u frikësuan sepse kishin frikë se vdekja e tij ishte për shkak të koronavirusit.

Por pavarësisht alarmit momental në spital, mjekët shpejt e kuptuan se nuk ishte ky shkaku i vdekjes.

32-vjeçari raportohet të jetë diagnostikuar me encefalit (inflamacion i trurit).