Loading...

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Kim Jong-Un ka ekzekutuar një prej gjeneralëve të tij duke e hedhur në një akuarium me piranja.

Thuhet se akuariumi ishte ndërtuar specifikisht si një metodë e re ekzekutimi dhe se është i mbushur me qindra piranja nga Brazili.

Me sa duket diktatori koreano-verior ka aplikuar një metodë të re ekzekutimi në pallatin presidencial.

Mendohet se ekzekutimi i gjeneralit erdhi pasi ai kishte planifikuar një grusht shteti.

Nuk dihet nëse ka ndërruar jetë i gjallë nga dhimbja e lëndimeve apo është gllabëruar menjëherë nga peshqit mishngrënës.


Burimi: The Sun| Përshtati: JOQ Albania

Loading...
Loading...