Loading...

Vetëm pak ditë pas vrasjes së Admir Muratajt, në vendin ku ai u ekzekutua është vendosur një memorial i veçantë.

Një pllakë,në të cilën është gdhendur shqiponja e flamurit kombëtar shqiptar, ku mbi të është shënuar shkronja “A” dhe e rrethuar me lule.

Nuk dihet se kush e ka bërë këtë memorial të veçantë, por me shumë gjasë vetë familjarët e Muratajt.

Kujtojmë këtu se këta të fundit kanë premtuar se do të gjejnë vrasësit e Admirit.

Vetë vëllai i tij u shpreh para mediave se nuk vritet organizatori dhe kush e ka vrarë do të zbulohet.

Loading...
Loading...