Loading...

Dy ditët e para të vitit 2020 nuk shënuan asnjë lindje në maternitetin “Xhafer Gongoli” të qytetit të Elbasanit. Referuar statistikave ky qark është një ndër më të prekurit nga shpopullimi.

Gjatë vitit 2019 në Elbasan janë regjistruar 1300 lindje, nga të cilat mesatarja ditore ishte 6-7 lindje në ditë. Instituti i Statistikave thekson se në 3-mujorin e fundit të 2018 janë numëruar 864 fëmijë të lindur.

Në 3 mujorin e fundit të 2019 kjo shifër ka zbritur në 735 bebe të lindura. Sipas qytetarëve arsyeja kryesore e uljes së lindshmërisë ka të bëjë ekonominë e dobët të familjeve, ndërsa për të rinjtë e këtij qyteti, prioritet mbetet emigrimi.

Loading...