Loading...

Qyteza franceze e La Gresle vendosi në fuqi një ligj shumë të çuditshëm që do të ndalojë vdekjet e personave gjatë fundjavave dhe gjatë ditëve të festave. Shërbimi mjekësor për këtë qytezë ka pësuar një shkurtim në stafe, duke lënë shumë pak mjekë.

Ky vendim i kryebashkiakut të La Gresle vlen për t’i tërhequr vëmendjen shtetit që të përmirësojë shërbimin mjekësor. Sipsa tij, shumë qytetarë në komunitet nuk kanë një doktor.

Me miratimin e këtij ligji, nëse ata do të shkojnë në një qendër shëndetësore jashtë qytetit, do të penalizohen.

Gjithashtu, kryebashkiaku ironizoi faktin se Franca është e gatshme të mobilizojë vendin për çështje si ndryshimi klimatik, por nuk bën asgjë për të përmirësuar shërbimin mjekësor në vendet rurale.

Loading...