Nexhmije Hoxha, e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha e cila ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, e papenduar për të shkuarën, dhe krimet në komunizëm, përcoll për në banesën e fundit.

Ceremonia u zhvillua në Tiranë, pranë zonës së Medresës, larg banesës ku jetoi në demokraci dëri sa ndërroi jetë.

Siç duket edhe nga disa foto të shkrepura nga LSA-ja, njerëzit janë pritur nda djali Iliri dhe në krah të tij, dukej nusja, Teuta, e veshur me të zeza.

Të pranishëm kanë qenë edhe nipi, Ermali dhe nusja e tij, Rezarta Shkurta, gjithashtu me të zeza, madje edhe me syze të zeza, edhe pse ditë shiu.

Nuk kanë munguar lulet, e kurorat me lule, madje në njerën syresh shënimi ngushellues ishte porosi që nga Amerika. “Ngushellimet tona te perzemerta, nga familja Kujofsa, Boston”, lexohej ne kuroren me lule te bardha.