Loading...

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në kryeqytet. Një autobus dyshohet se ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Durrësit”. Siç vihet re nga pamjet, burri ndodhet i shtrirë në tokë, pranë me rrotat e autobusit, i cili ka ndaluar.

Pranë me të ndodhen qytetarë të shumtë, të cilët e kanë rrethuar për t’i dhënë ndihmën e parë. Sipas qytetarëve, burri ndodhet në gjendje kritike.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa ambulanca nuk duket gjëkundi ende.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here