Pak minuta më parë u raportua i vdekuri i pestë nga Covid-19 në Shqipëri.

Por së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar njoftimin.

Mësohet se 61-vjeçari nuk ka ndrruar jetë. Ai është në vdekje klinike.

Ministria njofton se mjekët kan bërë përpjekjet maksimale për ta mbajtur në jetë. Thuhet se i moshuari është në gjendje tepër të rëndë.

Njoftimi i parë:

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se:

“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”.

Njoftimi i dytë:

Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë! Pas pak mjekët në një prononcim.