Loading...

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në komunën Pioltello në provincën e Milanos.

Mësohet se shqiptar ka mbetur i plagosur në gjoks gjatë një shkëmbimi me armë zjarri rreth orës 20.00 në një lokal nate të kësaj qyteze.

Ai është duke u kuruar në spitalin San Raffaele të Milanos dhe është në rrezik për jetën.

Mediat fqinje raportojnë se në të njëjtin shkëmbim zjarri ka mbetur i plagosur dhe një person i dytë i cili është prezantuar spontanisht në spital për t’u kuruar. Ai ka marrë plagë me armë zjarri dhe pse nuk ka plumb në trup.

Autoritetet italiane po hetojnë mbi gjithçka ka ndodhur dhe nuk ka bërë publik identitetin e personit të plagosur rëndë.

Në zonën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie të cilat ,mund të zbardhnin me saktësi se çfarë ka ndodhur..

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here