Qyteti i vogël i Poliçanit ka gjetur një mënyrë unike për t’u mbrojtur prej koronavirusit.

Me vendim të Bashkisë vendase në hyrje të qytetit është vendosur një postbllok ku lejohet kalimi vetëm i banorëve të qytetit dhe e askujt tjetër.

Gazetari i Abc News, Artan Hoxha, ka publikuar në Facebook pamjet e këtij postblloku. Ai shkuran po ashtu se në këtë qytet një numër i madh banorësh kanë problem me frymëmarrjen ndaj edhe Bashkia ka marrë një vendim të tillë.

Artan Hoxha:

Poliçani është themeluar si qytet industrial në vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar, kur nisi dhe ndërtimi i kombinatit ushtarak për prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikërisht për këtë fakt, afro 15% e popullatës së këtij qyteti të vogël, vuan aktualisht nga sëmundje kronike dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me rrugët e frymëmarrjes.