Gjendet i shtrirë në anë të rrugës në gjendje të rëndë një shtetas në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin mengël.
Një shtetas ende i pa identifikuar është gjetur pa ndjenja në këtë aks rrugor.
Udhëtarë të rastësishëm kanë njoftuar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar një patrullë policie e mbështetur nga forca të ushtrisë.
Për rastin është njoftuar ambulanca e cila e ka transportuar atë në drejtim të qendrës spitalore për ti dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Burime policore bënë me dije se personi nuk kishte dëmtime në trup çfarë e përjashton përplasjen nga një automjet. Megjithatë çështja është nën hetim.
Ndërkohë pritet diagnoza e saktë nga bluzat e bardha në Elbasan nëse ai kishte problem me Covid-19 apo ndonjë sëmundje tjetër.