Loading...

Elbasan – Librazhd

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasit:

L.P., 20 banues në Elbasan, pasi në banesë ka plagosur me mjet të mprehtë thikë vëllain e tij shtetasin Q.P., jashtë rrezikut për jetën.

A.M., 40 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi në banesë që e kishte me qira në qytetin e Librazhdit, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjetë të mprehtë thikë bashkëshorten e tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Veprimet në kundërshtim me vendimin e gjykatës” , në ngarkim të shtetasit A.M., dhe për veprën penale “Dhunë në familje”, në ngarkim të shtetasit L.P.

Loading...
Loading...